BNE mposhten nga Enterprise, por kanë një mundësi të fundit për kualifikim

Sporti

BNE mposhten nga Enterprise, por kanë një mundësi të fundit për kualifikim

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Ekipi në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtur nga skuadra Enterprise në kualifikimet për turneun Tipsport Prague 2022.

Ata u mposhtën 1:2 në map-a.

Enterprise triumfoi në “Inferno” me rezultat 16:13, kurse BNE barazoi shifrat në “Mirage”, duke triumfuar 16:10.

Në map-in vendimtar në “Nuke”, Enterprise fitoi 16:7, për t’u kualifikuar tutje.

Kurse, djemve u mbetet edhe një mundësi të hënën ndaj Entropiq, në rast fitoreje do të kualifikoheshin për në turneun që mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat