Vetëm dy federata aplikojnë për licencim në Ministrinë e Sportit të Kosovës, ku janë federatat tjera?

Sporti

Vetëm dy federata aplikojnë për licencim në Ministrinë e Sportit të Kosovës, ku janë federatat tjera?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:26
MKRS

Dy federata sportive deri me tash kanë aplikuar për licencim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ndërsa të tjerat po hezitojnë, po frikësohen apo po përgatiten më mirë?

Federata duhet të licencohen në bazë të udhëzimit të ri të MKRS-së.

Deri me tash vetëm Federata e Xhudos e Kosovës dhe ajo e pingpongut kanë aplikuar, të tjerat jo.

“Për Licencim, në bazë të udhëzimit 01/2022 kane aplikuar dy Federata: Federata e Ping-Pongut dhe Federata e Xhudos, të cilat janë në proces të Licencimit. 

Komisioni për licencim të Federatave Sportive në bazë të këtij udhëzimi Administrativ 01/2022 ka për mandat që të merret vetëm me ato Federata që aplikojnë për licencim të shqyrtoj dokumentacionin, për pyetjet tuaja çka janë jashtë mandatit në bazë të udhëzimit Administrativ nuk kemi mandat te japim përgjigje.

Komisioni ju bën thirrje të gjitha klubeve e Federatave që çka do që kanë të paqartë të gjitha informatat janë në webfaqe të MKRS-së dhe çdo herë jemi gati për çfarëdo ndihme të ofrojmë”, thuhet në përgjigjen e komisionit për licencim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat