Demaj: Nuk guxon të keqpërdoret...

Sporti

Demaj: Nuk guxon të keqpërdoret...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:36
Kamber Demaj

Në shtetin e Kosovës, kemi zyrtarë të federatave sportive, që ushtrojnë edhe veprimtari sportive nëpër klube, madje janë edhe trajner, që është konflikt interes.

Kjo çoroditje është në disa sporte në Kosovë, disa kanë 3-4 poste, disa 3-4 klube, disa edhe dy – tre vende të punës!  

Ish bilderi i mirënjohur, Kamber Demaj, tha se buxheti nuk guxon që të keqpërdoret. 

“Nuk e dijë si janë të rregulluar me ligj në Kosovë.

Këtu janë klube ‘Verein’ që janë nën kontroll të shtetit dhe shteti i financon, se ushtrojnë rinia me një çmim simbolik, nuk guxon të keqpërdoret.

Por klubet e mëdha sportive, fitnesse që vete financohen dhe i kryejnë obligimet ndaj shteti, mundet të hapë klube sa të dëshirojë dhe si don ai vetë, mundet ta udhëheq, por jo ta dëmtoj buxhetin”, thotë Demaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat