Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh

Sporti

Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:42
Bad News Eagles e fitojnë lojën e parë në kualifikime për Majorin e madh

Bad News Eagles e ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Majorin e CS:GO.

Ekipi nga Kosova e mposhti sot skuadrën turke, Eternal Fire me rezultat 16:14 në Malta.

Skuadra kosovare po shfaq formë stabile dhe është vetëm dy fitore larg pjesëmarrjes në Majorin e madh, që do të mbahet në Brazil, respektivisht në Rio de Janeiro.

Në turneun prestigjioz të CS:GO, që njihet edhe si Major, shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse shkojnë deri në 1,2 milion dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat