Halimi mburret me klubin e Luftëtarit  

Sporti

Halimi mburret me klubin e Luftëtarit  

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2022 Në ora: 14:23
Valon Halimi

Klub ri por me ambicie të mëdha është Luftëtari i Prishtinës.

Klubi i karatesë Luftëtari synon rezultate sa më të mira jo vetëm në Kosovë.

Kryetrajneri i Luftëtarit, Valon Halimi, tha se atmosfera është e mirë, punohet me përkushtim dhe rezultatet nuk mungojnë përkundër se ky klub është themeluar në vitin 2020. 

Image

Cilat janë synimet e Luftëtarit?

"Klubi Luftëtari u formu në vitin 2020 dhe në vitin 2021 ka filluar nëpër krejt garat në vend, si dhe shumë gara jashtë vendit në vitin 2021. 

Klubi është shpallur nga Federata e treta më e mira në bazë të rezultateve nga grupmosha 7 deri 13 vjeç.

Në vitin 2022 klubi ka filluar prapë me shumë gara vendore dhe ndërkombëtare ku përsëri është ndër klubet më të suksesshme në Kosovë”, thotë Halimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Klub i Luftëtari ka organizuar edhe një turne në këtë vit.

“Në këtë vit klubi ynë ka organizuar turneun memorial ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ku me një organizim të shkëlqyeshëm, me një masovik të madh, mbi 500 garues kanë marrë pjesë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut”, nënvizoi trajneri. 

Image

Halimi mburret me sukseset e klubit.

“Klubi është duke korrë suksese edhe jashtë vendit, si në Samabor të Kroacisë, garuesi Omer Hyseni 7 vjeç zuri venin e tretë, në Tiranë vendin e parë, në Ulqin vendin e parë. 

Image

Omer Hyseni

Në Strugë vendin e parë dhe në Kosovë në çdo turne është kampion.

Suela Halimi gjithashtu është më e mira në kategorinë e vet U14 - 47 kilogram në çdo garë si në vend po edhe jashtë është e suksesshme.

Image

Suela Halimi

Klubi i ka 50 nxënës prej tyre 27 janë duke i ndjekur garat. Klubi i ka 3 trajner.

Klubi planifikon që çdo garë të merr pjesë si në vend po edhe jashtë vendit.

Shpresoj që edhe sukseset nuk na mungojnë. E krejt për këto punë e këto suksese falënderues është kryetari i Klubit Nexhmi Hoxha si dhe vëllezërit tanë shqiptar që veprojnë dhe punojnë në Zvicër Extra Montages me pronar Hysni Hoxha”, përfundon Halimi.

Image

Amela Hoxha

Duhet theksuar. Amela Hoxha është garuese 9 - vjeçare, medaliste në çdo garë brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat