Starton ndeshja vendimtare e Bad News Eagles

Sporti

Starton ndeshja vendimtare e Bad News Eagles

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:50
Bad News Eagles

Ekipi CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen shumë të rëndësishme në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.

Ata përballenme ekipin rus që e ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit.

Spirit momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në lojën CS:GO.

Kujtojmë se BNE ka dy fitore dhe një humbje, teksa në rast të fitores sot, do të kualifikohej në Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Nëse mposhten sot, djemtë tanë do ta kenë edhe një mundësi të fundit për kualifikim nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat