​Federata e Pingpongut është e para që licencohet pranë MKRS-së

Sporti

​Federata e Pingpongut është e para që licencohet pranë MKRS-së

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 20:33
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Siç dihet, që nga fillimi i vitit 2022 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kërkuar që të gjitha federatat sportive në Kosovë të rilicencohen dhe tashmë është zyrtarizuar edhe federata e parë që e ka kryer me sukses këtë proces.

Është Federata e Pingpongut ajo që edhe zyrtarisht është licencuar pranë kësaj ministria dhe lajmin e kadhë hënë i pari i saj, Hajrulla Çeku.

“Jam tejet i gëzuar që pas një pune të gjatë dhe sfiduese, sot kam nënshkruar licencën e parë për një federatë të sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave. Ky është një nga angazhimet qendrore të Ministrisë së Sportit në përmbushje të njërit nga zotimet tona kryesore, fuqizimit të standardeve të qeverisjes së mirë në organizatat sportive të Kosovës”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Kjo federatë është licencuar deri në vitin 2024.

“Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, kryetarit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Jeton Beqiri sot zyrtarisht ia dorëzova vendimin dhe licencën për ushtrimin e veprimtarisë, me afat vlefshmërie deri në fund të vitit 2024. Përgëzime për FPPK-në, dhe shumë suksese në masivizimin dhe ngritjen e cilësisë në sportin e pingpongut në Kosovë.”, ka shtuar Çeku.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe shumë federata të tjera janë duke i përgatitur dokumentet për ta përfunduar këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat