Mustafa dhe Osmani luftojnë për bronztën në Kampionatin Botëror të karatesë

Sporti

Mustafa dhe Osmani luftojnë për bronztën në Kampionatin Botëror të karatesë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Kosova do të ketë rastin që të fitojë edhe dy medalje të tjera, kësaj radhe nga sporti i karatesë në Kampionatin Botëror të karatesë për kadet, junior dhe grupmoshat U21.

Behije Mustafa dhe Rinesa Osmani do të luftojnë për medaljet e bronzta në Kampionatin Botëror të karatesë në kategorinë e juniorëve që po mbahet në Konya të Turqisë.

Të dielën, respektivisht më datën 30 të këtij muaji pritet të zhvillohen luftërat për vendin e tretë në kategorinë e juniorëve për moshat 16 dhe 17 në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat