Shaban Tërstena ka disa fjalë për kampionin e ri ballkanik

Sporti

Shaban Tërstena ka disa fjalë për kampionin e ri ballkanik

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:52
Shaban Tërstena

Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, uron kampionin e ri ballkanik U17, Shaqir Bislimi.

Tërstena ka disa fjalë për kampionin e ri dhe e këshillon se si duhet të ndjek rrugën e suksesit,deri në maje të olimpiadës. 

 “Urime dhe këshilla:

Image

Urime kampion Shaqir Bislimi. Nuk je në të vërtetë një talent, por më shumë se talenti, je një super mundës, duke e dëshmuar veten vitin e kaluar dhe si vjet kur në disa turne ishe fitues dhe u bëre kampion shtetëror për senior. Dhe ja tani je kampion Ballkanik, fitove medaljen e artë për u 17, shumë urime për fitoret.

Por tani kam një këshillë për të gjithë që keni fituar medalje nga ballkaniada e në veçanti për ty si një kampion i Ballkani ti ke fatin që e ke babain që është i flaktë për mundje dhe si trajner ai bën çmos për ty dhe për mundësit të tjerë që tash t’i duhesh të  stërvitesh më shumë, të vazhdoni me këtë ritëm sepse ky është vetëm fillimi drejt suksesit edhe më të madh.

Mos harroni se shumë talente sportive kanë fituar më parë medalje të arta ballkanike, evropiane dhe botërore për kadetë e për të rritur por fatkeqësisht janë ndalur me kaq, sepse fama i ka goditur në kokë atyre, duke menduar se kanë arritur majat e sportit!

Prandaj unë shpresoj, se ju Shaqir si një kampion i ri, do të këshilloja ty dhe ekipin tënd që të mos përsërisni gabimet e të tjerëve. Kam pasur rastin t'i ndjek disa herë përpjekjet tuaja dhe kam besim të plotë se mund të arrini suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, sigurisht nëse keni disiplinë dhe nëse punoni shumë. Nuk ka pushim për ju kur të vjen nga Rumania, duhet të filloni stërvitjen çdo ditë edhe më shumë, më fort, sepse për vitin 2023 ju presin edhe shumë kampionate tjera  evropiane, botërore për të rritur dhe seniorë  që të mos përsëritet gabimet e kaluar si të tjerëve!

Shaqir kampioni, shumë shpejt do të garoni me të vjetër, prandaj duhet të stërviteni shumë, sepse ju bëtë një rrugë të gjatë përpara për të arritur ëndrrën tuaj dhe të babait tuaj Hasanit, është që të merrni pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris të Francës apo për vitin 2028 në Los Anxhelos.

Urime sërish kampion. Ju kujtoj se në fillim edhe unë kam qen kampion ballkanik por nuk jam dorëzuar, vazhdova rrugën e suksesit, si 19-vjeçar kam marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike duke bërë realitet ëndrrën time. Prandaj ju uroj nga zemra që edhe ti të vazhdosh rrugën që të arrini majën olimpike në vitin 2024. ose për vitin 2028 Urime kampion dhe suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat