Karateja po shënon rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik 

Sporti

Karateja po shënon rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik 

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:28
Karateja po shënon rezultate të mira

Dita e dytë në Kampionatin Ballkanikë në Mal të Zi për Federatën e Karatesë ishte e mirë dhe solli edhe dy finale dhe dy medalje bronzi, shkruan në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

]“Melos Gashi - nënkampion Ballkanik në kategorinë U21 -84 kg.

Melosi deri në finale shkoi pasi fitoi 4 duele dhe në finale humbi me Hantei, deklarim të gjyqtarëve.

Erblina Sopjani - nënkampione Ballkanike në kategorinë Juniore +66 kg.

Erblina deri në finale arriti duke pas xhiron e parë pa luftë dhe duke fituar edhe 3 duele deri në finale dhe në finale humbi në Hantei, deklarim të gjyqtarëve.

Mirlind Rexhepi në Ballkan në kategorinë U21 +84 kg. 

Mirlindi humbi në xhiron e parë dhe në repasazh fitoj tri luftëra duke u stolisur me medalje Bronzi.

Ardiana Fejzullahu në Ballkan në kateorinë Juniore -66 kg. 

Ardiana fitoj xhiron e parë, humbi xhiron e dytë dhe fitoj edhe dy luftëra sportive në repasazh.
Paraqitje të mirë kishin dhe disa garues tjerë të cilët mbeten pa medalje.
Deri me tani Kosova ka arrit ti fitoj 14 medalje në kampionatin Ballkanik për Kadet, Junior dhe U21 qe po mbahet në Tivar të Malit të Zi nga to:
1 ari
6 Argjendi 
7 Bronzi”, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat