IOC nis nga viti i ardhshëm organizimin e Javës Olimpike të Esporteve

Sporti

IOC nis nga viti i ardhshëm organizimin e Javës Olimpike të Esporteve

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:13
IOC nis nga viti i ardhshëm organizimin e Javës Olimpike të Esporteve

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të nisë me organizimin e Javës Olimpike të Esporteve, me ç’rast sot ka konfirmuar edhe vendin mikpritës. Java e parë Olimpike për Esportet do të mbahet në Singapor, prej 22 deri më 25 qershor 2023.

Marrëveshja është arritur në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Komunitet, Rini dhe Sport të Singaporit, si dhe Komitetit Olimpik të këtij vendi.

Festivali i Javës Olimpike të Esporteve, ka për qëllim të shfaq më të mirën e sporteve virtuale, duke përfshirë teknologjitë më të fundit, diskutime në panele, sesione edukative dhe ndeshjeve atraktive.

Vitin e kaluar, seria virtuale olimpike e organizuar nga IOC, mblodhi mbi 250 mijë pjesëmarrës nga 100 vende dhe rajone, të cilët konkurruan në sporte virtuale të simuluara, përfshirë bejsbollin, motosportin, çiklizmin, kanotazhin dhe lundrimin.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, ka vlerësuar lartë arritjen e marrëveshjes për organizimin e kësaj ngjarje.

“Java e parë Olimpike e Sporteve Singaport 2023, shënon një moment historik të rëndësishëm në synimet tona për të mbështetur rritjen e sporteve virtuale brenda lëvizjes olimpike.

Ne besojmë se formati i ri emocionues i garës sonë sportive virtuale, me finalet ‘live’ që do të organizohen për herë të parë, është një mundësi për të bashkëpunuar më tej me lojtarët e esporteve dhe për të krijuar mundësi të reja për lojtarët dhe tifozët”, tha mes tjerash Bach.

Detajet tjera, përfshirë mënyrën e pjesëmarrjes në edicionin e parë të Javës së Sporteve Olimpike, IOC do t’i zbulojë në fillim të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat