Kryeson Nderim Saraçi e ndjekin Gani Hamiti dhe Bedri Sadiku

Sporti

Kryeson Nderim Saraçi e ndjekin Gani Hamiti dhe Bedri Sadiku

Nga: Gani Kosumi Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:58
Kampionati vetjak i Kosovës në shah

Kanë vazhduar garat e xhirosë së 6-të të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah.

Në kreun e renditjes nuk ka ndryshime. Siç është pritur Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj Muhamet Asllanit 1:0. Me këtë fitore Saraçi kryeson në renditje me 5,5 pikë.

Edhe Gani Hamiti dhe Bedri Sadiku kanë shënuar fitore. Hamiti mundi Enver Berishën, kurse Sadiku mposhti Albert Zenunin. Ata janë përcjellësit më të përafërt të N.Saraçit të cilët kanë nga 5 pikë.

Xhiroja e 7-të, e enjte, 17 nëntor 2022 ora 17,00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat