Komiteti Paraolimpik për herë të parë në Asamblenë e Berlinit

Sporti

Komiteti Paraolimpik për herë të parë në Asamblenë e Berlinit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Komiteti Paraolimpik për herë të parë në Asamblenë e Berlinit

Lëvizja Paraolimpike e Kosovës (LPK), për herë të parë është pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të jashtëzakonshme të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë nga 16-18 nëntor 2022.

Në këtë evenimet sportiv vendin tonë, po e përfaqëson Presidentja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe Zv. Presidenti z.Daut Tishuki.

“Asambleja gjeneralë e jashtëzakonshme e Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar, ndër të tjera, do të shqyrtojë: Statusin e Komiteteve Paraolimpike të Rusisë dhe Bjellorusisë; draftin e Planit Strategjik të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar 2023-2026 si dhe prezantimin e ndryshimeve në Bordin Drejtues të këtij Komiteti”, thuhet në njoftimin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës.

Tutje në këtë njoftim thuhet se të enjten dhe të premten (17 dhe 18 nëntor), Presidenti i IPC-së Andrew Parsons, KSHE Mike Peters dhe Shefja për Anëtarësim dhe Ndikim Kristina Molloy, para të pranishmëve, do të paraqesin raportin e përditësuar rreth përparimit të arritur për këtë vit.

“Pas shumë angazhimeve dhe fazës së riorganizimit të Lëvizjes Paraolimpike të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i IPC këtë vit, pranojë në radhët e tij Komitetin Paraolimpik të Kosovës me status të përkohshëm, qe nënkupton se gëzojmë të gjitha të drejtat sikurse Komitetet tjera Paraolimpike kombëtare përveç të drejtës në votim. Vitin e ardhshëm presim të bëhemi anëtar me të drejta të plota që nënkupton edhe pjesëmarrjen e parasportistëve të Kosovës në Lojërat Paraolimpike Parisi 2024, me çka do të realizohet ëndrra sublime e sportistëve me aftësi të kufizuara”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës.

Presidentja Emini dhe zv. presidenti Tishuki, do të shfrytëzojnë prezencën e tyre në këtë Asamble për takime me krerët më të lartë të Lëvizjes Paraolimpike ndërkombëtare, por edhe për takime me komitetet homologe për të promovuar edhe më tepër Lëvizjen Paraolimpike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat