Shaban Tërstena me mesazh të qartë për të gjithë

Sporti

Shaban Tërstena me mesazh të qartë për të gjithë

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 20:51
Shaban Tërstena gjatë fjalimit

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, ka një mesazh të qartë për të gjithë.

Legjenda e sportit mori pjesë në kuvendin e Federatës së Mundjes së Maqedonisë së Veriut, duke përçuar një mesazh domethënës tek ta.   

"Dje në mbrëmje isha i pranishëm në Shtip, në mbledhjen vjetore të Federatës së Mundjes së Maqedonisë si mysafir special. 

Image

Mund të them që për herë të parë pas 18 vitesh kam qenë në një kuvend në sportin tim, në të cilin kam arritur rezultatet më të mëdha në histori, nga medaljet evropiane, botërore dhe sigurisht si sportist në të cilin kam fituar edhe medalje e artë olimpike  dhe të argjendta.

Nga ajo që  dëgjova dhe pash, shihet se ky menaxhment i ri i udhëhequr nga presidenti Dejan ka arritur të bëjë shumë ndryshime për vetëm një vit të mandatit të tij dhe kjo na bën krenarë të gjithëve që e kemi festuar këtë sport.

Mundja ka rezultate, nga kampioni evropian për senior Egorov, ka medalje në Lojërat Mesdhetare, medalje në Kampionatin Evropian për të rinj, medalje ballkanike. Federata ka ofruar përgatitje të mira, pajisje sportive cilësore, ka gjithnjë e më shumë mundëse femra dhe kushte shumë të mira për zhvillimin e tyre. Ata arritën të kthejnë borxhet e menaxhmentit të mëparshëm brenda një viti dhe të arrijnë një bilanc pozitiv. 

Është shumë e rëndësishme që edhe ky kuvend votoi për përjashtimin nga federata dhjetë klube që nuk kishin aktivitet, nuk kishin sportistë dhe nuk merrnin pjesë në kampionate. 

Është gjithashtu e rëndësishme që për herë të parë në histori, nëse një klub dëshiron të marrë një mundës nga një klub tjetër, duhet të paguajë 15.000 denarë. 

Image

Unë nga ana ime  si kampion olimpik iu drejtova të pranishmit dhe u thashë të gjithëve, është mirë që jeni në rrugën e duhur, por duhet të vazhdoni kështu. Ju gjithashtu duhet të harroni problemet e ndërsjella të së kaluarës dhe të bashkëpunoni. 

Të gjithë ju që keni disa keqkuptime duhet të flisni, të shtrëngoni duart dhe të ecni së bashku. 
Të gjitha gjeneratat, përfshirë edhe të miat, kanë pasur suksese dhe kriza, por ne i kemi tejkaluar dhe e dimë se vetëm me punë të përbashkët dhe rivalitet të duhur do të jeni edhe më të fortë. 

Çfarë të them tjetër, vazhdo dhe do keni mbështetjen time sepse po tregoni që mund të punohet me ndershmëri, vetëm mos u ndalni me kaq, keni akoma shumë punë për të rikthyer mundjen në vendin e saj. për të justifikuar emrin e sportit më trofetar në Maqedoni dhe në botë. 

Dhe që të jetë kështu, nuk duhet të krenohemi vetëm me medalje të mundësve të natyralizuar nga Rusia, po ashtu nuk duhet të krenohemi me rezultate në kategorinë e pionierëve dhe kadetëve.

Rezultate në kategoritë e pionierë e kadetëve dhe të rinjve dhe pas  disa vitesh ata humbin. Të gjithë duhet të përpiqeni të krijoni mundës vendas të klasit botëror, që do të luftojnë për medalje evropiane dhe botërore për senior dhe të bëjnë kampionat të vërtet të sporti, siç kemi qenë dikur”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat