Daulina Osmani ka dy fjalë për xhudon dhe boksin

Sporti

Daulina Osmani ka dy fjalë për xhudon dhe boksin

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Daulina Osmani në mes

Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, ka dy fjalë shumë të rëndësishme për sportin në përgjithësi të Kosovë. 

Ajo ka marrë për bazë edhe dy sporte luftarake që i sollën Kosovës medalje të nivelit më të lartë nga garat ndërkombëtare.

“Kosova ka 3 medalje Olimpike, dhe shumë medalje botërore, evropiane, mesdhetare e ballkanike.

Pjesa dërrmuese e tyre nga sporti i xhudos dhe boksit. Ndërsa në shoqërinë tonë ende vazhdojnë zëra se xhudo dhe boksi nuk janë sporte për vajza dhe gra. 

Falënderoj të gjitha sportistet, trajnerët, referët, gazetaret, dhe punëtorët sportivë të të gjitha sporteve individuale dhe kolektive për angazhimin e tyre.

Përkundër vështirësive me të cilat përballen, ato vazhdojnë të punojnë dhe dëshmojnë rolin dhe vlerat që vajzat dhe gratë kanë në sport dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat