Çeku për incidentet e fundit: U rrezikua jeta e njerëzve dhe policëve

Sporti

Çeku për incidentet e fundit: U rrezikua jeta e njerëzve dhe policëve

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 23:34
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka quajtur huliganizëm, incidentet e fundit në palestrat sportive ku janë zhvilluar ndeshjet e basketbollit, e të cilat kulmuan me përleshjen fuzike ndërmjet tifozëve të Sigal Prishtinës dhe atyre të Trepçë.

Çeku ka treguar se dëmi i shkaktuar në palestrën sportive, është faturë e konsiderueshme.

Ai ka thënë se përveç rrezikut që iu shkaktua njerëzve që ishin aty dhe policëve, kjo do të ndikojë edhe në imazhin e sportit kosovar.

“Ajo çfarë pamë mbëmë, nuk është tjetër përveç huliganizëm, e dëmtim i pronës publike, si dhe rrezikim i jetës së qytetarëve dhe fatkeqësisht disa policëve që ishin aty për të ofruar siguri. Dëmi është mjaftë i madh, jo vetëm në karrige të thyera, por edhe në dritare dhe dyer e dëmtim të parketit. Është faturë e konsiderueshme dëmi që është shkaktuar aty. Mbi të gjitha kemi rrezikim të jetës të njerëzve që ishin aty. Kishim prishje jo vetëm të imazhit të sportit, por edhe të shpirtit sportiv të një atsmofere që do të duhej të ishte familjare”, tha ministri Çeku./Gazeta10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat