Baxhanakët me pozita të larta në Kosovë

Sporti

Baxhanakët me pozita të larta në Kosovë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 janar 2023 Në ora: 14:32
Edi Kolgeci me të zeza dhe Arben Fetahu me kravatë

Njëri në basketboll dhe tjetri në hendboll! Arben Fetahu dhe Edi Kolgeci, rival në sport dhe baxhanakë në jetën private!
Që të dytë jetojnë në kryeqytetin e Kosovës.

“Benin e njoh qysh prej fëmijërisë edhe e kam baxhanak”, thotë Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pse janë rivalë të përbetuar në sport? 

Fetahu pretendon se basketbolli është më i mirë dhe më i shikuar, ndërsa Kolgeci thirret në traditën e madhe të hendbollit!
Cilat janë pozitat e tyre?

Fetahu është kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa Kolgeci është kryetar i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt).

Baxhanakët, në kohën e pauzës (pushimit), shpesh herë takohen mes vete (për kafe apo për ndonjë supë gjeli) dhe diskutojnë për sportin në përgjithësi.

Çfarë nuk kanë të përbashkët? 

Arben Fetahu është merakli në kravatë, ndërsa Edi Kolgeci nuk i ka për zemër kravatat por për qejfi e ka ndonjë xhemper me markë, po flasim për kohën e dimrit.

Edi Kolgeci ka frizurën më atraktive se sa Arben Fetahu sepse i kushton goxha rëndësi!

Interesant është se frizurën e kanë në një stil! 

Për dallim nga Fetahu që e lëshon mjekrën dhe e mban të një niveli, Kolgeci në asnjë formë nuk e lejon atë por shkon çdo ditë e rruhet të berberi! 

Kolgeci është edhe anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Kolgeci ka edhe një dhunti, kur vishet me mantil, ia kalon edhe ministrave për dallim nga Fetahu që nuk i shkon fort për fytyre.
Baxhanakët shpesh herë “zihen” në aspektin sportiv, se kush i ka kombëtaret më të forta!? Edi këtu lavdërohet, por për klube krenohet Fetahu. 

Çfarë kanë të përbashkët?

Të folurin e kanë të ngjashëm, flasin qetë, me kujdes, edhe me duar veprojnë njësoj kur flasin dhe në gjuhën letrare!

Fetahu mund të mburret se ai udhëton më shpesh më aeroplan se Kolgeci. 

Shokë të vjetër dhe baxhanakë, që janë të gatshëm të qesin pushkë për njëri - tjetrin.

Si njëri dhe si tjetri, shpresojnë se viti 2023 do të jetë edhe më i mirë për sportet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat