Shega Hashani firmos me ekipin nga Maqedonia e Veriut

Sporti

Shega Hashani firmos me ekipin nga Maqedonia e Veriut

Nga: K. G. Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:11
Shega Hashani dhe Ridvan Hashani

Talentja e madhe e pingpongut në Kosovë, Shega Hashani, ka bërë hap të madh në karrierën e saj.

Ajo largohet nga klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj dhe i bashkohet “Mlladost 96” nga Prilepi i Maqedonisë së Veriut.

Kampionja e Kosovës ka firmosur me klubin nga Maqedonia dhe  pretendon të tregojë lojëra sa më të mira, për të shënuar rezultate sa më të mira. 

“Tashmë edhe zyrtarisht kampionja e Kosovës, Shega Hashani, do të luaj ketë vit edhe për KPP Mlladost 96 nga Prilepi”, njofton trajneri i saj Ridvan Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat