Loki dhe Mahalla në Kampionatin Evropian 

Sporti

Loki dhe Mahalla në Kampionatin Evropian 

Nga: K.G. Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:06
Diellza, Alma dhe Halili

Kryetari i klubit të Kastriotit të Ferizajt, Halil Mahalla, ka bërë të ditur se me dy garuese do të garojnë në Kampionatin Evropian për juniore.

Synojnë paraqitje sa më të mirë, me shpresë se do të kthehen me medalje.

“Garueset e Klubit tonë marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Larnaca të Qipros, i cili mbahet me 3-5 shkurt.
Përfaqësohemi me Alma Lokin U21 në Kata dhe Diellza Mahalla në kategorinë e Junioreve +66 kg. 

Garuesve Klubi, trajnerët dhe kryesia i urojmë suksese shpresojmë të kthehen me medalje”, ka shkruar Mahalla në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat