IOC ultimatum Ukrainës

Sporti

IOC ultimatum Ukrainës

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:59
IOC ultimatum Ukrainës

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i ka kërkuar Ukrainës që të heqë dorë nga kërcënimet për bojkotimin e “Paris 2024” nëse atletët rusë dhe bjellorusë konkurrojnë aty. Presidenti i IOC, Thomas Bach, i tha Komitetit Olimpik të Ukrainës se kërcënime të tilla janë “jashtëzakonisht për të ardhur keq”.

Ukraina shpreson të fitojë mbështetje ndërkombëtare për ndalimin e sportistëve rusë e bjellorusë në Olimpiadë, për shkak të pushtimit.

IOC ka thënë se do të “eksplorojë një shteg” për atletët rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë si neutralë.

Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadym Guttsait, tha se vendi mund të bojkotonte Lojërat e Parisit bsahkë me disa vende të tjera europiane.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se lejimi i sportistëve rusë për të konkurruar në Lojërat Olimpike të 2024 do të ishte të tregonte se “terrori është i pranueshëm”.

Në një letër që Bach i drejton Ukrainës, shkruan se kërcënimi me bojkot është “i parakohshëm”, sepse IOC nuk e ka diskutuar ende pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë si neutralë në “terma konkrete”.

Bach akuzoi gjithashtu Ukrainën për “presion” ndaj federatave ndërkombëtare në përpjekje për të ndikuar publikisht në vendimmarrjen e tyre.

Ai shtoi se një bojkot do të ishte “shkelje e kartës olimpike” dhe shkon kundër themeleve dhe parimeve të lëvizjes olimpike. Në fillim të këtij muaji, Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia shprehën kundërshtimet e tyre ndaj përfshirjes së atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia në Olimpiadë.

Kjo nismë u ndoq edhe nga komitetet olimpike të Danimarkës, Finlandës, Islandës e Norvegjisë.

Ministri i Sportit dhe Turizmit i Polonisë beson se deri në 40 vende mund të bojkotojnë Olimpiadën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat