Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka disa fjalë për tërmetin në Turqi 

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka disa fjalë për tërmetin në Turqi 

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:23
Shaban Tërstena

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe i të argjendtës në vitin 1988, i drejtohet me një mesazh familjeve që humbën me të dashurit në tërmetin që ndodhi ditë me parë në shtetin turk.

Humbën jetën shumë sportistë ndër ta edhe disa mundësa.  

“Sot të gjithë njerëzit e mirë ndjejmë dhimbjen e thellë me popullin turk pas tërmetit që ndodhi para disa ditësh.

Image

Tërmeti në Turqi

Nga ky  tërmet i tmerrshëm që humben jetën shumë nëna, baba, motra e vëllezër e nipa e stërnipa, në qytetin Kahramanmaras, ku unë isha para sa vite në këtë qytet, i cili është bazamenti i mundësave, këtu dalin mundësat më të mirë, këtu përgatiten për garat olimpike e botërore.

Nga ky tërmet i tmerrshëm në Kahramanmaras kanë humbë jetën edhe 6 mundësa të ri. 

Kështu që nga zemra dhe shpirti im, lus të Madhin Zot, i mëshiroftë shpirtrat e tyre sportiv dhe i bëftë nga banoret e Xhenetit”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat