Rama: Krenar për të rinj shqiptarë

Sporti

Rama: Krenar për të rinj shqiptarë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:32
Eklent Kaçi ngre lart trofeun

Eklent Kaçi u shpall disa ditë më parë kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndihet krenar për të rinj shqiptarë si Kaçi.

“Woooowww! Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”, njoftoi Rama.

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez. Ai fitoi me rezultatin 10-7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat