Mahalla nga Kosova, rekordmeni i Parisit 

Sporti

Mahalla nga Kosova, rekordmeni i Parisit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 mars 2023 Në ora: 16:58
Fehmi Mahalla

I qetë si gjithmonë, i suksesshëm kudo, e kush tjetër përveç Fehmi Mahalla. 

Ish karateisti me famë botërore, Fehmi Mahalla, djaloshi nga Kosova përkatësisht nga qyteti i Ferizajt, me nënshtetësi të Zvicrës, mban rekordin e garës prestigjioze “Paris Open”.

Ish karateisti i mirënjohur, Nebih Mahalla, mburret me të arriturat e Fehmiut. 

Image

Medaljet e fituara nga Mahalla në "Paris Open" ndër vite

“Fehmi Mahalla - karateisti më i mirë në botë në ‘Paris Open’ me 4 medalje te arta dhe 2 te bronzta”, ka shkruar Nebih Mahalla në profilin e tij në facebook.

Mahalla ka përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës dhe është kampion i Evropës në kategorinë +81 kg në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës. 

Mahalla ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kosovës, në vitet e para luftës kur ishte shumë i ri. 

Një periudhë ka qenë selektor i suksesshëm i kombëtares së Kosovës. 

Është djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, prof. Fahri Mahalla, ish karateist i spikatur.

Vjen nga një familje sportistësh, shtatë vëllezërit Mahalla, karateistë ndër vite dhe tani rrugën e tyre e ndjekin edhe shumë djem e të reja të kësaj familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat