Yll e Diellza Mahalla kthehen me medalje të argjendta

Sporti

Yll e Diellza Mahalla kthehen me medalje të argjendta

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:59
Halil Mahalla me garuesit e tij

Yll e Diellza Mahalla shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira në Mal të Zi. 

Kryetari i klubit të karatesë Kastrioti i Ferizajt, Halil Mahalla, është i lumtur që u kthyen me dy medalje të argjendta nga turneu ndërkombëtar në Ulqin.  

“Në Turneun Ndërkombëtar ‘Ulqini Open’, Yll Mahalla zuri Vendin e dytë dhe Diellza Mahalla po ashtu të dytin.

Të gjithë garuesit patën paraqitje të mirë”, ka njoftuar Halil Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat