Mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit armen

Sporti

Mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit armen

Më: 19 prill 2023 Në ora: 19:36
Pamje nga gara

Mundësi Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes, turne që po zhvillohet në Kroaci.

Në peshën 61kg, Abakarov u mund sot pasdite me rezultatin 5-2 nga armeni Arsen Harytyunyan, në një sfidë në përgjithësi të ekuilibruar dhe me rivalitet.

Abakarov, kampion bote 8 muaj më parë, synonte të fitonte një tjetër medalje të artë, por në finale nuk arriti dot të mposhtë rivalin armen, që mbron titullin kampion Europe.

Gjithsesi, një medalje argjendi e jashtëzakonshme nga ana e rusit  i naturalizuar shqiptar, që edhe një herë tjetër tregoi aftësitë e tij,

Në ditën e parë, në kualifikuese, Abakarov mundi me lehtësi 11-0 gjermanin Niklas Stechele, duke shkuar në çerekfiale, ku triumfoi 6-2 ndaj ukrainasit Taras Markovych.

Pas këtij suksesi, Abakarov pret një biletë për në gjysmëfinale, ku mposhti gjeorgjianin Shota Pharentadze me VPO1, pas barazimit 4-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat