Drazhi fiton një duel te femrat, vetëm humbje për Kupi e Kerepi

Sporti

Drazhi fiton një duel te femrat, vetëm humbje për Kupi e Kerepi

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:39
Pamje nga gara

Në Kroaci vijon Kampionati Europian i Mundjes, ku në tapet kanë garuar tri përfaqësues të tjerë të kombëtares kuqezi.

Kështu, në stilin e lirë, në peshën 125kg, mundësi Paris Kerepi u mund që në raundin eliminator nga italiani Abraham Ruano.

Ky i fundit mposhti me rezultatin 3-0 mundësin kuqezi, që u eliminua që pas duelit të parë.

Në stilin greko-romak, në peshën 77kg, mundësi Kevin Kupi u eliminua që pas duelit të parë eliminator.

Ai u mund 8-0 nga bullgari Aik Mnatsakanian, duke mos avancuar dot më tej.

Në peshën 68kg për femra, garoi edhe mundësia shqiptare Albina Drazhi.

Në raundin kualifikues ajo mposhti lituanezen Danute Domikaityte me FVA, duke avancuar në cerekfinale.

Në këtë raund, Drazhi u mund 10-0 nga cekja Adela Hanzlickova, duke u eliminuar.

Në këtë Europian, Shqipëria ka fituar një medalje argjendi në peshën 61kg në stilin e lirë me Zelimkhan Abakarov, ndërkohë që ka garuar edhe islam Dudaev, që është eliminuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat