BNE mësojnë kundërshtarin e parë në turneun ESL Challanger Melbourne

Sporti

BNE mësojnë kundërshtarin e parë në turneun ESL Challanger Melbourne

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:53
BNE

Së shpejti ekipi shqiptar nga Kosova do të nisin rrugëtimin në turneun ESL Challenger Melbourne në Australi.

Bad News Eagles do të nisin garën në Australi me datën 28 prill.

Ata janë pjesë e grupit B, dhe ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit VERTEX me renditje në vendin e 79 –të në botë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, të premten duke filluar nga 05:50.

Në këtë turne janë duke garuar gjithsej tetë skuadra të ndara në dy grupe, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun ESL Pro League Season 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat