Palestra sportive në Istog nuk ka as kushte as siguri, rrezikon mbylljen

Sporti

Palestra sportive në Istog nuk ka as kushte as siguri, rrezikon mbylljen

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:30
Palestra sportive në Istog

Palestra e sportit në Istog është në gjendje jo të mirë, palestër që para tre viteve është përuruar! 

A e rrezikon mbylljen palestra e sporteve në Istog?

Sa herë që bie shi, çatia pikon në parket.

Megjithatë kjo palestër që ka pasqyruar në mënyrën më të mirë kulturën qytetare të qytetit te Istogut jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, rrezikon të mbyllet sepse thuajse as 20 për qind më nuk është funksionale, pasi qe është dëmtuar çatia, uji hyn pa pengesë dhe parketi është dëmtuar tërësisht.

“Nuk funksionojnë nyjet sanitare dhe kanalizimi”, thotë një burim nga Istogu.  

Ndeshjen e fundit si vendas KHF Istogu e ka zhvilluar jashtë qytetit, po ashtu edhe KB istogu ndeshjen e fundit të play-off-it e ka zhvilluar në Klinë.

“Ende asnjë zyrtar i MKRS nuk e ka vizituar këtë palestër, me pa se çka ka ndodhur.

Ka qenë e paraparë të zhvillohet edhe ndeshja Kosova - Polonia në hendboll e qe është dashur të zhvillohet në Prishtinë, pasi që palestra më nuk afron as kushte e as siguri”, thotë një burim për gazetën “Bota sot”.

Duhet theksuar se hendbolli në Istog është shndërruar në kulturë qytetare, ky është një mendim i shumicës së komunitetit të hendbollit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat