Bad News Eagles mposhtet në ndeshjen e dytë

Sporti

Bad News Eagles mposhtet në ndeshjen e dytë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:57
Bad News Eagles

Bad News Eagles është mposhtur në ndeshjen e dytë në turneun “ESL Challengers”, që po mbahet në Melbourne të Australisë.

Ekipi kosovar pësoi humbje nga Movistar Riders me rezultat 16:11, në hartën “Inferno”.

Aktualisht, BNE-ja ka një fitore dhe një humbje në këtë turne.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 50 mijë dollarë dhe gjithashtu do të garojë në ligën më të madhe në CS:GO, “ESL Pro League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat