Rinia kthehet me shtatë medalje nga turneu ndërkombëtar “Olimpik Open 2023” në Shkup

Sporti

Rinia kthehet me shtatë medalje nga turneu ndërkombëtar “Olimpik Open 2023” në Shkup

Më: 30 prill 2023 Në ora: 20:07
Rinia 

Karateistët e “Rinisë” nga Mateçi i i komunës së Likovës janë kthyer me shtatë medalje (3 të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta) nga turneu ndërkombëtar “Olimpik Open 2023” në Shkup.

Në turne kanë marrë pjesë mbi 800 garues nga Italia, Turqia, Sllovenia, Kosova, Bosnja, Serbia, Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe klube nga Maqedonia e Veriut.

Rezultatet e KK Rinia:
Elif Osmani, vendi i parë
Furkan Osmani, vendi i parë
Nedim Shaqiri, vendi i parë
Nevrije Osmani, vendi i dytë
Amar Avdiu, vendi i tretë
Aid Avdiu, vendi i tretë
Fisnik Shaqiri, vendi i tretë (kishte lëndim)

Ndërsa, Enesi, Diellina, Ajani, Omeri kësaj here mbetën pa plasman.

Fisnik Shaqiri për shkak të një lëndimi nuk mundi të vazhdojë garat në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat