Përparim Rama takon kreun e KOK-ut

Sporti

Përparim Rama takon kreun e KOK-ut

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:05
Përparim Rama takon kreun KOK-ut

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Krasniqi e falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e frytshëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe mbështetjen që po e jep për sportin, derisa e njoftoi me projektet e ardhshme sidomos ato ndërkombëtare.

Rama përgëzoi Krasniqin për punën, sukseset dhe zyret e reja, me ç’rast takoi edhe stafin e KOK-un.

Palët kanë biseduar edhe për projekte të ndryshme të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat