Gara sportive të shqiptarëve në Langenfeld

Sporti

Gara sportive të shqiptarëve në Langenfeld

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:44
Topi dhe trofeu i Kupës

Kryesia e KASH-it në bashkëpunim me klubin e futbollit Kosova e Duseldorfit do të organizojnë garat sportive në Langenfeld.

“Njoftojmë për mbajtjen e Garave Sportive për këtë vit shkollor, të cilat do të zhvillohen nën patronatin e KASH-it, në bashkëpunim me nikoqirët, FC Kosova dhe Shkolla Shqipe e Düsseldorfit. 

Këto gara do të fillojnë së mbajturi nga ora 10:00 e ditës së diel, më 04.06.2023 në "Freizeitpark Langfort" të qytetit Langenfeld (Rheinland).

Ekipeve të shkollave garuese iu bëjmë thirrje që për shkaqe organizative të arrijnë një orë më parë në vendtakim, pra në ora 09:00! 

Kategoritë: 
1. Atletikë: 
50m, 60m dhe 100m për djem dhe për vajza
2. Futboll: 
për djem: kl.1-4, kl. 5-7, kl. 8-10 
për vajza: kl.1-5, kl. 6-10
Adresa: Zum Stadion 93, 40764 Langenfeld (Rheinland).

Urojmë që të fitojnë më të mirët, përkundër faktit që pjesëmarrja është më me rëndësi!”, njofton kryesia e KASH-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat