A do të kemi kuvend të jashtëzakonshëm të FKK-së, flet Curri

Sporti

A do të kemi kuvend të jashtëzakonshëm të FKK-së, flet Curri

Nga: K. Goca Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:50
Isak Curri

Flitet e përflitet se mund të ketë zhvillime interesante në ditët apo muajit e ardhshme në sportin e karatesë. 

Trajner i klubit As - Prishtina, Isak Curri tha se karateja është ndarë në tri pjesë.

Cila është gjendja në karate, a do të ketë kuvend të jashtëzakonshëm në FKK?

"Gjendja në Federatën e Karatesë ka vite qe nuk ecën mirë dhe ka ngecje në çdo aspekt dhe në funksionimin e saj, duke filluar nga vendimmarrjet e deri ne rënien e nivelit profesional te sportistëve tanë. 

Sa i përket kuvendit të jashtëzakonshëm nuk varet nga pakica por nga shumica e delegatëve të kuvendit. Për mendimin tim, për te mirën e sportistëve dhe klubeve do të ishte mirë që nesër të kemi kuvendin të jashtëzakonshëm”, thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Curri tregon se cili është disponimi i komunitetit për Kuvend të jashtëzakonshëm të FKK-së.

“Komuniteti tani është i ndamë në tri pjesë.

1. i punëtorëve! 2. I përfituesve! 3. I dyfytyrësheve që kënaqen me një kafe dhe fare nuk dhënë kontribut në karate.

Besoj që të gjithë nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale por që nuk flasin hapur”, thotë Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat