Interesim i madh për turneun ndërkombëtar në shah “Vizion M 2023”

Sporti

Interesim i madh për turneun ndërkombëtar në shah “Vizion M 2023”

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 24 qershor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Afro 200 shahistë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë Veriut, duke  filluar  nga  Gjevgjelia, Kumanova, Struga. Strumica, Kavadari, Dibra, Tetova e Shkupi si dhe shahistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Greqia  e Italia do të jenë të pranishëm në edicionin e tretë – Turneu i hapur ndërkombëtar i Shahut “Vizioni M 2023”.

Ky turne organizohet nga Klubi i Shahut “Anpasan” të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë “Vizioni M”, të dielën në hapësirat e hotelit Scardus në Kodrën e Diellit.

“Jam tepër i impresioniar për interesimin e madh të lojtarëve të shahut  që të jenë të pranishëm në kët turnir të hapur tradicional me përmasa ndërkombëtra.

Përfundimisht  deri  në këto moment pjesëmarrjen e vetë e kanë konfirmuar afro 200  shahista  nga vendi dhe rajoni.

Ajo që mund të them  se  do të jetë një festë e vërtet e lojës së shahut. Turneu  do të zhvillohet   sipas  rregullave  strikte të FIDE-s dhe me  sistemin  zvicerian me  9  xhiro” , deklaroi për Klan Macedonia, kryetari i klubit të shahut “Anpasan”, Nazmidin Imeri.

Organizatori  tanimë ka siguruar  të  gjitha  rekuizitet  që turneu të zhvillohet  në  kohën e paraparë. Referë kryesor do të jenë Sashko Lakinski dhe Burhanedin Misini.

Konfimimi i pjesëmarrësëve  do të bëhet nga ora 09:00, ndërsa  hapja solemne e turneut  është caktuar për orën 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat