Selimi: Kërkohet barazi gjinore në fushën e sportit

Sporti

Selimi: Kërkohet barazi gjinore në fushën e sportit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:07
Musa Selimi

Rreth 70 për qind e të punësuarave në fushën e sportit dhe të edukimit fizik në vend janë meshkuj, ndërkaq rreth 30 për qind janë femra, kështu u tha në tryezën me temën “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës".

Profesori dhe njëkohësisht koordinatori i projektit, Musa Selimi gjatë prezantimit të këtij hulumtimi, tha se duhet më shumë punë rreth barazisë gjinore, derisa shtoi se nga rezultatet e anketës vërehet një numër i ulët i vajzave dhe grave që përfshihen në këtë drejtim.

Selimi: Duhet të punojmë rreth barazisë gjinore, duhet ta rrisim përqindjen e vajzave dhe grave në këtë drejtim

"Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka të bëjë me grumbullimin e informatave për nevojat e tregut të punës në Kosovë, në mënyrë që të arrihet harmonizimi dhe hapja e programeve të reja të studimit në fushën e sportit dhe të edukimit fizik... Sipas të gjeturave, të punësuar sipas gjinisë, 69.12 për qind në Kosovë në shtatë regjione i kemi që janë me përqindje të meshkujve dhe 30.88 për qind, janë femra. Në këtë drejtim duhet të punojmë rreth barazisë gjinore, në bazë të gjeturave ne duhet të ndikojmë në këtë drejtim që ta rrisim përqindjen femrave dhe vajzave në edukim dhe sport", tha Selimi.

Mes tjerash, Selimi tha se ky projekt është realizuar mes tre niveleve, duke vlerësuar programet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, duke shqyrtuar shkallën aktuale të punësimit të studentëve të fakultetit nga industria. Po ashtu edhe duke analizuar tregun e punës për të kuptuar se çfarë duhet ndryshuar dhe ku duhet të harmonizohen kurrikulat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë, komuna e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës, Prishtinës, Ferizaj dhe Gjilanit.

Ndërkaq në pyetësorin për të Diplomuarit, të punësuar kanë marrë pjesë 204 të anketuar.

Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e administruar nga organizata KUSA dhe e implementuar nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat