Shaban Tërstena priti miqtë e tij të sportit

Sporti

Shaban Tërstena priti miqtë e tij të sportit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:31
Pamje nga takimi

Organizimet e tij janë gjithmonë të veçanta, ndërsa një i tillë ishte edhe sot. Ish-kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena, organizojë një ndejë me disa miqë të tij të sportit në oborrin e shtëpisë së tij në Butel të Shkupit, me rastin e Kurban Bajramit.
Ai i ka pritur gazetarë, ishfutbollist të njohur, ishmundës, ish dhe trajner aktual të boksit, biznismen e të tjerë.

Thirrjes së Shaban Tërstenës i ishin përgjigjjur të gjithë miqtë e që ishin mbi 20 veta. Në ndejë morën pjesë: Nexhmedin Memedi (ish-futbollist i mirënjohur), Imer Gogjufi, (pronari i shtypshkronjës Fokus Print), Emin Gaxha (koreograf), Faton Salihu (nënkryetar i Federatës së boksit të RMV-së), Naser Haruni (trajner i KB Shkupi), Nusret Xhaferi (drejtor sportiv i KM Tefejuz), gazetarët sportiv: Zoran dhe Toni Mitev (Sportsko Radio 90.3), Marjan Nikov, Safet Ademi (MTV), Faton Zylbehari (zëdhënës i FFM-së), Reshat Ibraimi (Open-TV), Robert Popovski (fotograf) dhe disa të tjer, shkruan "Open.TV". .

Nikoqiri Shaban Tërstena i falënderoi të gjithë mysafirët pjesëmarrje, duke shtuar se qëllimi i tubimit ishte shoqërimi mes tyre në këtë ditë feste.

Image

Pamje nga takimi

Gjatë fjalim rastit, ai zbuloi një detaj interesant se harxhimet për ribotimin e librit të tij, do t’i mbulojë biznismeni i njohur Imer Gogjufi, ribotim që do të kushtoj 25 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat