Millojko Pantiq e thotë hapur: Qeveria në Serbi nuk përbëhet nga politikanë, ja kush e udhëheq

Sporti

Millojko Pantiq e thotë hapur: Qeveria në Serbi nuk përbëhet nga politikanë, ja kush e udhëheq

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2023 Në ora: 21:23
Millojko Pantiq

Komentatori sportiv në Serbi, Millojko Pantiq, në një fjalim në Gornji Millanovac përkatësisht në protestë kundër dhunës, tha se nëse nuk ndërrohet regjimi i Aleksandër Vuçiqit, as dhuna nuk do të ndalet.

Pantiq është ndër rrallët që ka publikuar edhe të zezat e klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi.

“Qeveria në Serbi nuk përbëhet nga politikanë, qeveria në Serbi është e përbërë nga kriminelë, hajdutë, mashtrues të të gjitha llojeve.

Në Serbi, politika e tyre është mbulesë për grabitje në shkallë të gjerë, grabitje të qytetarëve, shtetit, pronës dhe shoqërisë në tërësi, por edhe mbulesë për të gjitha llojet e mundshme të dhunës”, tha Pantiq.

Ai ka vlerësuar se nuk ka krim më të madh se “të qëllosh nxënës në shkollë fillore”.

“Ky është rezultati i kësaj qeverie.

Ata tani po përpiqen me çdo mënyrë ta relativizojnë atë krim, të tregojnë se nuk janë fajtorë për asgjë. Ata nuk japin pushtet”, tha komentatori sportiv Pantiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat