Astrit Haliti i reagon KOK-ut: Lihet jashtë një sportiste, ministër verifikoje!

Sporti

Astrit Haliti i reagon KOK-ut: Lihet jashtë një sportiste, ministër verifikoje!

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:08
Astrit Haliti

Ish kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, i ka reaguar Komitetit Olimpik të Kosovës.

Haliti ka reaguar pas publikimit të listës së 19 sportistëve të rinj që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 23 – 29 korrik 2023 do të mbahet në Maribor të Sllovenisë.   

“Sot duke parë listën e sportistëve te publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës nga sporti i notit nuk u befasova qe nuk pash të përfshirë sportist që kanë rezultate shumë më të mira se sa sportistët të cilët janë përfshirë në listë, mirëpo me erdhi në mendje që sporti në Kosovë përpos shëtitjeve nuk e ka ndonjë qëllim tjetër.

Sportistja që këtë vit ka thyer shumë rekorde shtetërore në gara kualifikuese dhe ka qenë potenciali me i madh për ndonjë finale e ndoshta edhe medalje është lënë jashtë listë nga KOK-u, përkatësisht presidenti, sekretari dhe bordi i KOK-ut, pavarësisht njohurive që kanë pasur!!

Do ju pyesja zotërinj kah po shkon sporti?

Ministër verifikoje!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat