Aksidentohet me makinë

Sporti

Aksidentohet me makinë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:50
Eklenat Kaçi

Bilardisti shqiptar Eklenat Kaçi, kampioni shqiptar i stekës, ka pësuar një aksident me makinë.

Është vetë Kaçi ai që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

“Aksident me makinë duke bërë “off road” në male.

Kam kaluar një ndërhyrje që zgjati 4 orë, duke fiksuar kockat dhe lidhur tendonin. I kanë shtuar edhe shufra hekuri.

Më duhet të kryej edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale dhe doktorët thanë se krahu do të jetë në rregull”, është mesazhi që bilardisti shqiptar, kampion bote në disiplinën me 9 gurë.

Më tej, 24-vjeçari sqaron se kur do të rikthehet të luajë: “Nuk do të jem në gjendje që të luaj bilardo për rreth dy muaj.

Uroj të kem krahun përsëri në rregull dhe në gjendje të mirë. Faleminderit Zotit që nuk shkoi më keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat