Kosova një hap para për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Sporti

Kosova një hap para për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:42
Komisioni

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë të ditur se Kosova është një hap para si kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se sot në Kosovë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellë nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousi.

“Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat