Hana e rekordeve

Sporti

Hana e rekordeve

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:13
Hana Bejiqi

Notarja Hana Bejiqi ka treguar rezultat të lakmueshëm në Mal të Zi.

Hana u stolis me 6 medalje.  

“Hana e rekordeve. E pandalshme dhe fantastike.

Notarja e klubit tonë vazhdon shkëlqimin e saj me paraqitje fantastike në garën ‘Montenegro Open 2023’ (50 metra) që është duke u mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi, ku theu gjithsejtë 3 rekorde 2 shtetërore në kategorinë

Absolute dhe 1 rekord në kategorinë e junioreve.

Në ditën e parë të garës, Hana u stolis me gjithsej 6 medalje: 5 të arta dhe një të argjendtë.
Rezultatet rekorde të Hanës:

50 m Krol – Koha (00:27:60) Rekord i ri Absolut i Kosovës 🇽🇰

100 m Delfin - Koha (01:06:06) Rekord i ri Absolut i Kosovës 🇽🇰

50 m Shpinë Koha (00:30:85) Rekord i ri për Juniore i Kosovës 

Paraqitje shumë të mire dhe përmisim të rezultateve personale nga notarët e klubit tone patën: Ron Qoqaj, Jonë Haliti dhe Hëna Haliti”, njofton Klubi i Sporteve të Ujit Otrila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat