Buffon do t'i bashkohet stafit të kombëtares italiane

Sporti

Buffon do t'i bashkohet stafit të kombëtares italiane

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:46
Gianluigi Buffon

Portieri i njohur talian, Gianluigi Buffon, do t'i bashkohet stafit të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, thanë të shtunën burime të ANSA-s, përcjell KosovaPress. Fituesi i Kupës së Botës 2006 ka pranuar ofertën e Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina që ai të bëhet shefi i delegacionit të Azzurrit, thanë burimet.

Ky pozicion është mbajtur më parë nga Gianluca Vialli, i cili ka vdekur në janar, në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Buffon, një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga futbolli.

Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit kishte luajtur dy sezonet e fundit në Serie B me Parma, klubi me të cilin kishte bërë debutimin në ligën e parë në moshën 17-vjeçare në 1995./Kp

45-vjeçari i ishte bashkuar klubit në vitin 2021 nga Juventusi, pasi kishte marrë trofeun e tij të 23-të me gjigantët e Torinos me një fitore të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Ai kishte qenë në Juventus që nga viti 2001 dhe kishte fituar me klubin 10 tituj rekord të Serie-s A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat