Aysu Turkoglu bëhet gruaja e parë turke që noton përgjatë Kanalit të Veriut

Sporti

Aysu Turkoglu bëhet gruaja e parë turke që noton përgjatë Kanalit të Veriut

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:13
Aysu Turkoglu

Aysu Turkoglu, një notare 22-vjeçare, u bë gruaja e parë turke që kaloi me not Kanalin e Veriut të mërkurën.

Turkoglu, e cila ishte gjithashtu atletja më e re turke që notoi nga Irlanda e Veriut në Skoci, duke përfunduar një udhëtim pothuajse 40 kilometra (24 milje) në Kanalin e Veriut në 11 orë, 48 minuta dhe 19 sekonda, shkruan AA.

Në vitin 2022, Turkoglu notoi Kanalin Anglez për 16 orë e 28 minuta duke u bërë notarja më e re turke që ka bërë ndonjëherë këtë kalim, transmeton KosovaPress.

Të mërkurën, ajo filloi të notonte në orën 04:45 GMT në Bangor të Irlandës së Veriut, derisa delfinët në Kanalin e Veriut e shoqëronin.

Turkoglu krenare shfaqi një flamur turk kur përfundoi kalimin e saj. Temperatura e ujit në Kanalin e Veriut është rreth 12-14C (54-57F) - shumë më e ftohtë se në Kanalin Anglez.

Pas kalimit të saj në Kanalin e Veriut, Turkoglu dëshiron të thyejë rekordin Guinness duke përfunduar kanalet "7 Oqeanet" brenda pesë viteve.

Sfida e notit maratonë “O7” përfshin kanalin Catalina në SHBA, kanalin Molokai në Hawaii, Ngushticën Cook në Zelandën e Re, Ngushticën e Gjibraltarit midis Spanjës dhe Marokut, ngushticën Tsugaru në Japoni, Kanalin e Veriut midis Irlandës dhe Skocisë dhe Kanalin anglez midis MB dhe Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat