Ky është kapiteni i ri i Tottenhamit

Sporti

Ky është kapiteni i ri i Tottenhamit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Harry Kane edhe zyrtarisht kompletoi sot transferimin e tij te kampioni gjerman, Bayern Munich.

Kane u largua nga Tottenhami pas një kohe të gjatë me klubin, për të nisur një kapitull të ri në Gjermani, raporton KosovaPress.

Përveçse mbeti pa sulmuesin rekordmen të klubit, Tottenhami mbeti edhe pa kapiten, pasi që Kane ishte udhëheqësi i skuadrës.

Ndërkaq, Tottenhami tani ka zgjedhur kapitenin e ri të klubit.

Heung-min Son është emëruar kapiteni i ri i Tottenhamit, dhe do ta zëvendësojë Kane në këtë rol.

“Është një nder i madh që të jem kapiten i këtij klubi gjigant. Ishte një surprizë e madhe dhe një moment krenarie. Veçse ju kam thënë lojtarëve që të gjithë duhet të ndjehen si kapitenë, brenda dhe jashtë fushës”, tha Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat