Shefi ekzekutiv i Bayernit e bën zyrtare transferimin e Kepas te Reali

Sporti

Shefi ekzekutiv i Bayernit e bën zyrtare transferimin e Kepas te Reali

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:12
Kepa

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga ishte shumë afër që t’i bashkohet Bayern Munichut, por që në fund ndërroi mendje.

Pas lëndimit të Thibaut Courtois, Reali u detyrua që të kërkojë për një portier në merkato, dhe atë e ka gjetur tani te Chelsea.

Reali dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kepas deri në fund të këtij sezoni, gjë që e ka detyruar tani Bayernin të kthejë kokën te portierë të tjerë./kp

Ndërkaq, edhe pse ende nuk është zyrtare, shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar se Kepa ka zgjedhur Realin.

“Ne ishim shumë afër për të mbyllur këtë marrëveshje dhe në fakt donim që ta prezantonim Kepan sot. Por, ai vendosi t’i bashkohet Real Madridit. Ai është spanjoll kështu që Kepa vendosi të pranojë ofertën e Realit”, tha Dreesen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat