Kur Europa mahnitet me Kosovë

Sporti

Kur Europa mahnitet me Kosovë

Nga: K. Goca Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Federata e Volejbolli të Kosovës, janë shembulli më i mirë se si organizohen garat evropiane në Divizioni B dhe C.

Federata që kanë befasuar këndshëm si basketbolli FIBA Europe-n, hendbolli EHF-n dhe volejbolli CEV-in.

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, Eugen Seraçini i FHK-së dhe Bahri Gjinovci i FHK-së, me bashkëpunëtorët e tyre, morën komplimente për organizime shembulloren nga institucionet përkatëse.

Hiq më larg se në muajin e kaluar Serbia shkaktoi skandal në organizim e garës evropiane në Divizionin A në basketboll. madje duke i dërguar kombëtaret të luajnë në sallë të shkollës fillore. 

Për fat të mirë bie shi dhe rrjedh uji në një pjesë të parketit të sallës së shkollës fillore në Nish, duke tronditur edhe kombëtaret pjesëmarrëse gjatë lojës.

Kosova ka treguar kulturë të lartë të organizimit madje duke i organizuar ndeshjet në palestra më të mira që ka dhe jo si Serbia duke i dërguar në salla të shkollave fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat