Vdes në aksident sportistja 24-vjeçare, do të martohej pak muaj më vonë

Sporti

Vdes në aksident sportistja 24-vjeçare, do të martohej pak muaj më vonë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:13
Ashlea Albertson

Shoferja e Racing, Ashlea Albertson ka vdekur në moshën 24-vjeçare në një aksident rrugor, raporton TheSun.

Ylli i Tony Stewart Racing po planifikonte të martohej brenda pak muajsh.

Ashlea ishte pasagjerja në një nga dy automjetet e përfshira në incidentin në Interstate 65 në Jackson County, Indiana, njoftoi policia.

Ajo u aksidentua me veturë rreth orës 11:30 të së premtes dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq vetëm një ditë para një ngjarje kampionati të shtunën.

Mësohet se i fejuari i saj Jacob Kelly, 31 vjeç, po ngiste GMC Terrain në korsinë e majtë kur një Chevrolet Malibu i zi 2016 u tërhoq në korsinë e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat