Motrat kampione në Kosovë, Vilëza e Lisa, synojnë Lojërat Olimpike në të ardhmen 

Sporti

Motrat kampione në Kosovë, Vilëza e Lisa, synojnë Lojërat Olimpike në të ardhmen 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 gusht 2023 Në ora: 13:13
Vilëza e Lisa Zeqiri

Kosova si gjithmonë ka një mal talentesh në sporte të ndryshme, që po shquhen me rezultate në disiplinat e tyre.

Motrat kampione të Kosovës, gjimnastet Vilëza dhe Lisa Zeqiri, punojnë me përkushtim që të janë gati për secilën garë qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.

Vilëza e Lisa janë anëtare të klubit të gjimnastikës “Elita” të Prishtinës. 

Image

Motrat synojnë Lojërat Olimpike në të ardhmen.

Gjimnastett janë vajzat e veprimtarit të çështjes kombëtare, Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së burgut të Dubravës (në pranverën e  vitit 1999) nga regjimi kriminal serb.

Image

Motrat ëndërrojnë që një ditë Kosova të ketë palestrën e gjimnastikës si shumë shtete perëndimore, kjo do të ishte një pasuri kombëtare.

Vilëza e Lisa flasin se si i filluan hapat e parë në sportin më specifik dhe më atraktiv në gjimnastikë, për vështirësitë në rrugëtim,  për shkollimin, për synimet dhe për shumëçka tjetër.

Image

“Bota sot”: Raste të rralla në Kosovë, dy motra në një sport, Lisa dhe Vilëza Zeqiri, si lindi dashuria për këtë sport?

Lisa Zeqiri: Ishim të vogla dhe na pëlqente baleti. 

Image

Pasi filluam me balet aty vinin dhe disa fotograf e fotografe dhe na bënin fotografi edhe mua edhe motrës.

Më pas na ftuan te jemi pjesë e reklamimit të disa kompanive vendore dhe me pëlqimin e prindit u angazhuam në promovimin e Qumështit dhe jogurtit “Vita” si dhe lëngjeve “Tango”.

Image

Vilëza

Nga aty meqë tani kisha festuar ditëlindjen e 10-të.

Aty profesoresha e baletit e vërejti aftësinë tonë si gjimnaste dhe na quante çdo dite me këtë emër “erdhën gjimnastet”.

Image

Lisa

Nga aty u interesuam bashkë me motrën Vilëzen që të shikojmë video në internet të gjimnastikës dhe filluam të provojmë disa ushtrime në shtëpi bashkë me motrën.

Dhe nga viti 2016 u inkuadruam në gjimnastikë.

Image

Lisa

Vilëza Zeqiri: Ashtu siç deklaroj motra pak më parë, ne hulumtuam për këtë sport dhe na pëlqeu shumë, më pas kërkuam klub në Kosovë dhe rastësisht pamë klubin “Elita”, e cila kishte postuar në Facebook paralajmërimin për hapjen e klubit të tyre dhe ne kontaktuam trajnerët Shkumbim Maqastenën dhe Abelianan Bregun dhe u treguam që jemi të interesuara. Dhe menjëherë që e hapën klubin me 14 shtator të vitit 2016, ne u anëtarësuam në klub dhe ishim gjimnastet e para të këtij klubi në Kosovë. Lisa ka lindur me 30.12.2004 ndërsa Vilëza me 30.04.2007.

“Bota sot”: Një vit me batica dhe zbatica në përgjithësi të sportit të Kosovës, por ju si gjimnaste si e vlerësoni ecurinë e juaj gjatë këtij viti dhe vitit që lamë pas?

Lisa Zeqiri: Pandemia ka shkatërruar çdo gjë në Kosovë, madje edhe sportin e Gjimnastikës.

Megjithatë ne pas pandemisë kemi vazhduar me ritmin e shtuar për të arritur aty ku kemi qenë para pandemisë. Viti 2022 ka qenë një vit i vështirë por edhe vit i sukseseve të mëdha si klub por edhe si individë. Kemi marrë pjesë me mbështetjen e MKRS-së në disa gara ndërkombëtare si në Gjermani, Portugali, Turqi, itali, Slloveni, Maqedoni, Sllovaki, Greqi etj. por edhe kemi bërë disa kampe si në Ulqin e Shkodër. 

Vilëza Zeqiri: Po viti 2022 ka qenë një vit i sfidave të mëdha. Unë kam marrë pjesë në gara në Sllovaki në lojërat olimpike për të rijnë, ku kam pas një paraqitje të mirë.

Aty jam përzgjedh nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Aty kam marrë pjesë me trajneren time Abeliana Bregun.

Po ashtu kam marrë pjesë edhe në vendet qe i ceki Lisa etj. Po ashtu kam marrë pjesë edhe në garat e organizuara nge Federata e Gjimnastikës, dhe kam tubuar pikë më së shumti e që jam përzgjedhë si kampione në kategorinë time dhe kampione ne nivel Kosove por edhe pres që të përzgjidhem sportiste e vitit 2022, që të cilën nuk e ka bërë ende këtë përzgjedhje FGJK-ja, e që unë se di arsyen ende.

“Bota sot”: Gjimnastika është sport specifik, sa jeni të kënaqura me kushtet në stërvitje në klubin “Elita” të Prishtinës?  

Lisa Zeqiri: Kushtet në Kosovë mungojnë jo vetëm për gjimnaste por në të gjitha sportet, megjithatë ne kemi improvizuar shumë gjëra, duke shpenzuar shumë para trajnerët tanë Shkumbini e Abeliana të cilët kanë ble vegla si dhe kanë marrë një sallë të tërë me qera që të afrohemi sadopak me klubet tjera të shteteve te ndryshme dhe fal punës tonë dhe angazhimit tonë po ia dalim.

Vilëza Zeqiri: Kushtet nuk i kemi të mira sepse na mungojnë të gjitha gjërat pothuajse.

Megjithatë me ato kushte që i kemi trajnerët tanë po e bëjnë maksimumin që të zhvillojnë këtë sport dhe të na rrisin dhe neve.

Shteti duhet të ndërtojnë një objekt vetëm për sportin e gjimnastikës sepse në Kosovë ka shumë talente por që për shkak të hapësirave dhe kushteve nuk e ndjekin këtë sport.

“Bota sot”: Vilëza ke qenë pjesë e kombëtares së Kosovës në gjimnastikën artistike (në shtator të vitit të kaluar), për herë të parë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, një përvojë e mirë dhe çfarë iu la mbresa?

Vilëza Zeqiri: Në Stamboll ka qenë një pritje fantastike, dhe kur i sheh ato kushte që të ofrohen, dhe atë shikueshmëri atëherë edhe rezultatet nuk mungojnë. Megjithatë ne duhet të punojmë shumë për të arritur rezultate të kënaqshme.

Unë kam bërë një paraqitje të mirë me çka jam vlerësuar me shumë pikë por nuk kanë qenë të mjaftueshme që të stolisem me pozitat e para.

“Bota sot”: Garuat edhe në Gymfinity International në Grünstadt të Gjermanisë, Vilëza fitoi tri medalje (një të artë dhe dy medalje të bronzta) dhe Lisa një të bronztë. Një sukses i pritur apo keni tejkaluar pritshmërinë?

Lisa Zeqiri: Kur kemi hy në sallë dhe kemi pa garuese të shteteve të ndryshme, të them seriozisht kanë filluar me më kapluar djersët nga frika.

Nuk isha mësuar me pa atë lloj salle dhe ata shikues dhe ato garuese, megjithatë fal besimit që kishin trajnerët tonë dhe moralit që na dhanë ne ia dolëm.

Unë kam pas një garë shumë të fortë sepse kategoria ime ishte me shumë garues por në disiplinën që e kisha të përgatitur mirë arrita të marr medaljen e bronztë dhe ky ishte një sukses i mirë dhe i pritshëm i imi.

Vilëza Zeqiri: Unë tani më kisha bërë përvojë në gara ndërkombëtare dhe nuk kisha fare frikë, por konkurrenca ishte e madhe dhe duhej të dilja jashtë vetes sime.

Dhe aty u pa që hapësirat e sallës në Kosovë që e kemi u vërejt aty, sepse ne të gjitha i kemi ne hapa më të limituara ndërsa aty duhet të vraje më gjatë dhe humbte kontrolli. Megjithatë zyra disa vende të mira me çka edhe u duartrokita shumë nga të pranishmit.

“Bota sot”: Vilëza Zeqiri, “Shpresa e sporti” së bashku me Lisën, a është një motiv shtesë për punë? 

Lisa Zeqiri: Po komuna e Prishtinës vitin e kaluar më ka përzgjedhë si shpresë e sportit dhe aty e pash se me sport arrihet diçka. Kjo është edhe njëra ndër arsyet që më ka nxitë të vazhdoj të merrem me këtë sport por edhe në ndikoj në shkollë dhe kudo tjetër që të rinjtë të merren me sport sepse një ditë do të vlerësohen nga institucionet e vendit.

Vilëza Zeqiri: Pasi një vit më parë u zgjodh motra ime Lisa si shpresë e sportit e komunën së Prishtinës, edhe unë luftova gjatë gjithë vitit që të plotësoj kushtet për konkurrim dhe me pas u përzgjodha edhe unë si sportiste e vitit 2022 nga komuna e Prishtinës, respektivisht drejtoria për sport e kësaj komune, drejtori të cilën e udhëheq me mjaft sukses ish sportisti i dalluar Granit Rugova.

“Bota sot”: Sa e keni përkrahjen e prindërve në këtë sport sa specifik aq edhe artistik?

Lisa Zeqiri: Shumë e kemi përkrahjen  e madhe edhe të babait edhe të mamit, por edhe vëllain e vogël e kemi një mbështetës moral.

Vilëza Zeqiri: Po shumë na mbështesin prindërit. Edhe financiarisht por edhe moralisht. Gjatë gjithë kohës i kemi afër.

“Bota sot”: Çfarë iu duhet më shumë si sportiste të talentuara, sa e keni përkrahjen e Komunës së Prishtinës?

Lisa Zeqiri: Komuna e Prishtinës, respektivisht drejtoria e Sportit i mbështet klubet dhe me siguri që të njëjtën gjë e ka bërë edhe për klubin tonë ”Elitën”, por mendoj se duhet mbështetje më e madhe për të gjitha klubet e në veçanti për “Elitën”, sepse është klubi që e ka sensibilizuar më së shumti këtë sport jo vetëm në Prishtinë por në gjithë Kosovën.

Vilëza Zeqiri: Komuna e Prishtinës, i përzgjedhë çdo vit sportistët e vitit por edhe shpresat e vitit. Dhe deri tani Gjimnastika nuk ka hy asnjëherë në rangun e sportistit të vitit përpos si shpresë.

Unë dhe motra Lisa jemi përzgjedhë në dy vitet e fundit si shpresa të vitit në komunën e Prishtinës, por do të bëjmë ç ‘mos që të përzgjidhemi Sportiste të Vitit nga Komuna edhe pse është konkurrencë shumë e fortë.

“Bota sot”: Sportiste të dalluara, po ashtu shembullore në shkollë, sa është vështirë në dy drejtime?

Lisa Zeqiri: Pak është e vështirë, sepse orari i shkollës nuk na lejon që të marrim pjesë në të gjitha terminet për ushtrime, megjithatë po duhet që pas shkollës të shkojmë ne ushtrime, ose pas ushtrimeve të shkojmë në shkollë. Unë tashmë jam regjistruar në fakultetin Juridik dhe besoj që do të mundohem t’ia përshtati kohën edhe ushtrimeve. 

Vilëza Zeqiri: E kemi të vështirë bukur shumë se po na bien me munguar në shkollë kur po kemi gara jashtë shtetit dhe pastaj po ngecim me shkollë dhe për këtë arsye po duhet edhe natën edhe ditën me mësuar që me e zënë hapin e shkollës. Megjithatë deri tani mirë ka shkuar edhe shkolla edhe sporti, e kështu do të vazhdoj edhe tutje.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e juaja?

Lisa Zeqiri: Kam pas synime të mëdha, por tani po e shoh që është bukur vështirë me i realizuar, megjithatë po besoj që nëse mundem vitin e ardhshëm të regjistroj edhe fakultetin e Edukatës Fizike dhe të bëhen pse jo trajnerë e gjimnastikës, apo edhe më shumë.

Vilëza Zeqiri: Synimet e mia janë që të përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare sa më mirë që të mundem.

Do të mundohem që në Lojërat olimpike të ardhshme të marr pjesë dhe të përfaqësoj Kosovën e që t’i sjelli medalje sikur Majlinda Kelmendi e shumë sportiste tjera.

“Bota sot”: Kë e keni idhull në sportistin e gjimnastikës, që iu frymëzon për të arritur një ditë në piedestalin botëror?

Lisa Zeqiri: Super amerikanen Simone Biles.

Vilëza Zeqiri: E pakrahasueshmja Simone Biles. Po ashtu përveç Simones me pëlqen edhe Sunisa Lee që është medaliste në Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat