Prindi paguan 519 euro që vajza e tij të marrë pjesë në Kampionatin Evropian! 

Sporti

Prindi paguan 519 euro që vajza e tij të marrë pjesë në Kampionatin Evropian! 

Nga: K. Goca Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Dje kemi publikuar dy dëshmi se si prindërit kanë paguar që vajzat e tyre të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në karate.   

Prindi ka paguar me 8 qershor të vitit 2022 në xhirollogari të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Prindi ka paguar 519 euro për vajzën e tij, ky është edhe një skandal tjetër në karatenë e Kosovës.

Image

Dëshmia

“Prej vitit 2017 e deri me tash kemi paguar nga xhepi. 

Vitin e kaluar kam paguar 519 euro për vajzën time për me marrë pjesë në Kampionatin Evropian në karate, për kadet, junior, U21 dhe senior, që u mbajt në Çeki”, tregon prindi i një vajze dhe ka dërguar edhe dëshminë!

Karateja është sport i kategorizuar në Kategorinë A!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat