E diela e gjysmëfinaleve

Volejboll

E diela e gjysmëfinaleve

Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:26
Orari i ndeshjeve të meshkujt

Të dielën do të jenë në program ndeshjet gjysmëfinale, mes katër ekipeve të cilat e vazhdojnë garën në Kampionatin U18, te djemtë dhe te vajzat.

“Në konkurrencën e djemve të dielën nga ora 14:00, Prishtina Volley ndeshet me Skënderbeun, kurse Golden Eagle Theranda e Vëllaznimi, e zhvillojnë ndeshjen nga ora 15:30.

Në konkurrencën e vajzave Fushë Kosova e Gjinoci ndeshen nga ora 17:00.

Takimi tjetër gjysmëfinal te vajzat është ai mes Suti Sport e Malisheva, që luhet nga ora 18:30.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit U18, zhvillohen në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat